agk ja ne perkrahje te punonjesve te rtk se kerkon zgjidhje te menjehershme per pagat 690b232f872d7

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat

November 5, 2025
1 minut lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës të së enjtes.

Kështu thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“AGK-ja shpreh solidaritet me punonjësit e RTK-së, të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut”, thuhet në reagim.

AGK thekson tutje se RTK-ja është përballur tash e disa vjet me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pasiguria për pagat përbën një presion shtesë financiar.

“AGK-ja angazhohet që anëtarët e saj në RTK dhe të gjithë punonjësit e tjerë aty të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje e pengesa, dhe në interes të publikut. AGK-ja bën thirrje që një qeveri dhe një kuvend i ri të miratojnë pa vonesa një ligj të ri për RTK-në, i cili i siguron Transmetuesit Publik pavarësinë e plotë të veprimit, duke i mundësuar gjithashtu një shtëpi të përhershme për zhvillimin e punës”, thuhet në reagim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zohran mamdani zgjidhet kryebashkiak i nju jorkut i pari mysliman ne histori 690b2242db7a9
Lajmi i mëparshëm

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

kur blerta pozon me stile rrjeti dridhet si tel violine 690b245271599
Lajmi i radhës

Kur Blerta pozon me “stile”, rrjeti dridhet si tel violine!

Të fundit nga

ShkoLartë