agk fol ikd dhe flutura kusari nuk do ta vleresojne procesin per zgjedhjen e drejtorit te rtk se 6a54b4935e2c9

AGK, FOL, IKD dhe Flutura Kusari nuk do ta vlerësojnë procesin për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së

July 13, 2026
1 minut lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, kanë njoftuar se nuk do ta vlerësojnë procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, duke argumentuar se procesi zhvillohet në rrethana që, sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi institucionale.

Në një reagim të përbashkët, organizatat theksojnë se vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të RTK-së, i cili, sipas tyre, tregon se transmetuesi publik po përballet me presion politik në disa nivele.

“Arsyet kryesore për këtë vendim bazohen në monitorimin tonë të RTK-së, i cili tregon se Transmetuesi Publik aktualisht është duke u përballur me presion politik, i cili shfaqet në forma të ndryshme: përmes ndërhyrjeve në përmbajtjen e lajmeve, përmes presionit ndaj gazetarëve, si dhe përmes presionit financiar me vonesa të pagave”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, në këto rrethana, Bordi i RTK-së nuk ka lirinë e nevojshme për të zhvilluar një proces të pavarur dhe profesional për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm.

“Në këto rrethana, ne jemi të bindur se Bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale në përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të Transmetuesit Publik”, thuhet më tej në deklaratë.

Megjithatë, AGK, Lëvizja FOL, IKD dhe Flutura Kusari kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ta monitorojnë punën e Bordit të RTK-së dhe zhvillimet që lidhen me procesin e përzgjedhjes, por pa dhënë vlerësim për të.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe takimet për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por nuk do të ofrojmë vlerësim për këtë proces”, përfundon reagimi i përbashkët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet amerikane irani ngushtica e hormuzit eshte territori yne 6a54b00645ab2
Lajmi i mëparshëm

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

ekzekutimi i edmond sules ne vore dyshohet se eshte kryer nga vrases me pagese ja cfare fiksuan kamerat e sigurise 6a54b51078260
Lajmi i radhës

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë! Ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë