agk citon prokurorin vajzat e presidentes nuk u

AGK citon Prokurorin: Vajzat e presidentes nuk u xhiruan!

September 11, 2025
1 minut lexim

Gjatë pasditës së sotme portali “Paparaci” e ka publikuar materialin e xhiruar të mërkurën në afërsi të shkollës prívate ku ndjekin mësimet dy vajzat e Presidentes Osmani.

Në pamjet e transmetuara nuk shihet asnjë fëmijë, dhe as vajzat e Presidentes. Aty ka vetëm xhirime të dy veturave të Mbrojtjes së Afërt të Presidentes Osmani, njëra prej tyre e blinduar.

Xhirimi nga kameramani Jetmir Muji është bërë nga rruga, në vend publik. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit që dha urdhërin për lirimin e Mujit, Rrahim Podvorica.

“Mua, kur më kanë njoftuar ma kanë shpjeguar gjendjen. Më kanë thënë që këtu nuk ka vepër penale, sepse e ka bërë incizimin në vend publik. Në këto rrethana unë iu kam thënë që ta lirojnë personin në fjalë. Për momentin nuk ka pasur elemente që të hapet rast. Në ato rrethana nuk ka pasur elemente të veprës penale”– ka thënë Podvorica për kallxo.

AGK-ja e dënon mbajtjen e paligjshme për disa orë të Mujit nga Policia e Kosovës, dhe do të kërkojë hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ademi ishte nje ndeshje si nje stervitje e forte 68c20c1e94b39
Lajmi i mëparshëm

Ademi: Ishte një ndeshje si një stërvitje e fortë

eksluzive erogen vaso flet per top story smerrem me intriga nuk i kam borxh askujt shteti te zbardhe ngjarjen 68c20cc4574b9
Lajmi i radhës

Eksluzive/ Erogen Vaso flet për Top Story: S’merrem me intriga, nuk i kam borxh askujt, shteti të zbardhë ngjarjen

Të fundit nga

13 viktima nga acari në Evropë

Evropa Veriore vijon të përballet me motin e keq, me erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme, që kanë shkaktuar të paktën 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje
ShkoLartë