Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e trembëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Lëvizja Vetëvendosje
Vetëvendosje mban tubim. (Kodra Deshmoreve, Gjilan, ora 18:00)
Vetëvendosje mban takim në Castel me disa familje. (Milloshevë, Kastrioti, ora 18:00)
Vetëvendosje mban takim me gra të Lagjes Malesia. (Imeri Petrol, Kamenicë, ora 19:00).
Partia Demokratike e Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Fshati Banullë, Salla e sportit, ora 19:00)
Mbahet tubim i PDK-së – Dega në Prizren me mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit. (Restorant “Oferta”, Prizren, ora 19:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Gjakovës. (Fshati Gërqinë, restaurant “Dubrovniku”, ora 19:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubime elektorale në Fushë Kosovë. (SHF “Mihal Grameno”, Fushë Kosovë, ora 19:00)
Burimi: botasot.info


