Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e shtatëmbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Partia Demokratike e Kosovës
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Vendi: Shkolla Fillore “Vëllezërit Frashëri”, Salla e sportit, Koha: 19:00)
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Vendi: Shkolla Fillore “Pavarësia”, Mati 1, Koha: 19:00)
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. Vendi: Shkolla Fillore “Luigj Gurakuqi”, Koha: 20:30
Lidhja Demokratike e Kosovës
19:00, Prishtinë Dega IV (Vendi: Salla e Kuqe/Pallati i Rinisë)
Nisma Socialdekorate
Partitë tjera deri më tash nuk kanë publikuar agjendat për aktivitetet zgjedhore të ditës së sotme.
Burimi: botasot.info


