Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e gjashtëmbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Lëvizja Vetëvendosje
19:00 – Tubim në Llapashticë, Podujevë.
18:00 – Tubim me gra dhe vajza, shkolla e muzikës, Gjilan.
19:00 – Tubim me gra dhe vajza në fshatin Babimoc, Kastriot.
16:00 – Vizitë te biznesi “Arta tex”, Suharekë.
14:00 – Takim me mësimdhënës, studentë dhe te rinj, Vushtrri.
10:00 – Vizitë në Frigo Al Socks, Prizren.
Partia Demokratike e Kosovës
Tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Skenderajt. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. (Vendi: Restaurant “Atlantiku”, Koha: 13:00)
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Vendi: Shkolla Fillore “Elena Gjika”, Koha: 19:00)
Partitë tjera ende nuk kanë publikuar agjendat për ditën e sotme.
Burimi: botasot.info


