agjencia kombetare e rinise rama ata qe nuk fituan mos u ligeshtoni edhe ky proces ka problemet e vera 69832b16044d3

Agjencia Kombëtare e Rinisë, Rama: Ata që nuk fituan, mos u ligështoni, edhe ky proces ka problemet e vera

February 4, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.

Në fjalën e tij, Rama i uroi suksese të gjithë atyre që e kishin fituar mundësinë për ta pasur këtë kontratë pune.

Në radhë të parë i uroj sukses atyre që kanë fituar mundësinë për të pasur një kontratë pune dhe për të synuar për të vazhduar në administratën publike. Ndërkohë të tjerëve që nuk e kanë fituar këtë mundësi, i them që mos të ligështohen. Ky është një proces që kalon përmes meritës, por pa dashur të them që çdo gjë në këtë proces shkon fjollë, sepse si në çdo proces, edhe ky ka problemet e veta. Kini parasysh që edhe vlerësimi i meritës, edhe në rastin ku bëhet një vlerësim, janë njerëzit që vlerësojnë, ka edhe anën e vetë subjektive.

Dua t’ju them atyre që nuk e kanë fituar këtë mundësi të mos ndihen të përjashtuar dhe të mos mendojnë që janë më pak të zotë. Thjesht në një moment të caktuar nuk kanë qenë dukshëm më të mirë se të tjerët që ja kanë dalë”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba miraton shitjen e mundshme te mbeshtetjes dhe pajisjeve per f 15 ne arabine saudite 69832a4cf330b
Lajmi i mëparshëm

SHBA miraton shitjen e mundshme të mbështetjes dhe pajisjeve për F-15 në Arabinë Saudite

keqperdorimet e votave ne decan e junik intervistohen 30 te dyshuar 69832b2e58680
Lajmi i radhës

Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të dyshuar

Të fundit nga

Keely Hodgkinson mahnit me pamjen e saj

Keely Hodgkinson tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në shoqërinë e Kim Kardashian gjatë lançimit të NikeSKIMS në Paris, të hënën. Atletja 23-vjeçare e garave të mesme mahniti me fizikun e saj të
ShkoLartë