agjencia e kadastres se pasurive te paluajtshme shenon rezultate te shkelqyera ne vitin 2025 6957f4818209c

Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme shënon rezultate të shkëlqyera në vitin 2025

January 2, 2026
1 minut lexim

Shkup, 2 janar – Në vitin 2025, Agjencia e Kadastrës ka realizuar përparime të dukshme në menaxhimin dhe zgjidhjen e lëndëve administrative. Janë përpunuar mbi 1.040.000 lëndë, ndërsa të gjitha kërkesat aktuale trajtohen në kohë dhe në përputhje të plotë me afatet ligjore.

Arritjet kryesore përfshijnë:

▪️ Eliminimin e plotë të lëndëve të prapambetura
▪️ Trajtimin me sukses të 96,4% të ankesave
▪️ Zgjidhjen e 99,6% të lëndëve në regjistrin grafik të tokës ndërtimore
▪️ Përgjigje të plota për 100% të kërkesave të pranuara përmes platformës e-Qeveri
▪️ Ulje të ndjeshme të lëndëve të pazgjidhura aktuale për 47,4%
▪️ Rritje prej 8% të numrit të lëndëve të pranuara krahasuar me vitin 2024

Këto të dhëna konfirmojnë përmirësimin e organizimit të brendshëm, forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Agjencia mbetet e përkushtuar në procesin e digjitalizimit, avancimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës, në shërbim të qytetarëve dhe subjekteve juridike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ka kenduar per mua egli kujton momentet me gjestin ne bbva 6957efb1e91d0
Lajmi i mëparshëm

“Ka kënduar për mua”, Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

cdo i pesti qytetar ne maqedoni jeton nen pragun e varferise 6957f5d08dec1
Lajmi i radhës

Çdo i pesti qytetar në Maqedoni jeton nën pragun e varfërisë

Të fundit nga

ShkoLartë