ageler jam e bindur se po punohet per ceshtjen e ndryshimeve kushtetuese 692769f42ac1a

Ageler: Jam e bindur se po punohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese

November 26, 2025
1 minut lexim

Ambasadorja amerikane, Angela Ageler, në një intervistë për TV21, tha se është e bindur se po punohet aktivisht për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, të cilat duhet të odblokojnë procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Jam 100 për qind e sigurt se po punohet për ndryshimet kushtetuese,” tha Ageler.

TV21: Pra, nuk pajtoheni me ata që thonë se qeveria nuk po ndërmerr asgjë për ndryshimet kushtetuese?

Ageler: Po, nuk besoj…

TV21: Nuk besoni, apo nuk pajtoheni?

Ageler: E di që po punojnë me shumë përkushtim në Bruksel dhe në kryeqytetet tjera evropiane për të gjetur zgjidhje.

Ageler theksoi se procesi është i ndërlikuar, por megjithatë po punohet për fillimin e tij.

“Gjithmonë kam thënë se besoj vërtet që ky shtet duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe që kjo të ndodhë duhet të respektohen proceset. Unë nuk marr pjesë në negociata, por mund t’ju them se po zhvillohen bisedime që po e shtruan rrugën. Më inkurajon fakti që shoh diskutime aktive për fillimin e procesit. Nuk mjafton vetëm një votë për Kushtetutën,” tha Ageler.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsyeja e ndarjes se modeles shqiptare me miliarderin rumun 692760712c7db
Lajmi i mëparshëm

Arsyeja e “ndarjes” së modeles shqiptare me miliarderin rumun!

imer aliu disa te rinj zgjodhen te angazhohen ne pdsh per ndryshimin e ketij realiteti politik 692771133cfa3
Lajmi i radhës

Imer Aliu: Disa të rinj zgjodhën të angazhohen në PDSH për ndryshimin e këtij realiteti politik

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë