afrohet dita e zgjedhjeve alickaj kurti duhet te fitoje per te shmangur rikthimin e serbise 694c5e7e2adb3

Afrohet dita e zgjedhjeve, Aliçkaj: Kurti duhet të fitojë për të shmangur rikthimin e Serbisë

December 24, 2025
min lexim

Pak ditë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Fushata zyrtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka filluar më 17 dhjetor 2025 dhe do të zgjasë gjithsej 12 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, partitë politike kanë pasur mundësi të prezantojnë programet e tyre, të shpalosin vizionet dhe prioritetet e tyre, si dhe të prezantojnë kandidatët për kryeministër dhe për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket fushatës zgjedhore, veprimtari Agim Aliçkaj, në një prononcim për “Bota sot” ka vlerësuar se diskursi politik për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka përmirësim, pa fyerje vulgare apo ofendime të rënda, por ende ka nënçmime dhe diskreditim personal, kryesisht nga disa analistë me prapavijë të dyshimtë.

Image

Veprimtari Agim Aliçkaj

Ai shpjegon se politikanët po e kuptojnë se fyerjet nuk sjellin vota, zgjedhjet e shpeshta i kanë lodhur nga përplasjet verbale, dhe mosreagimi ndaj fyerjeve mund të ndalë zinxhirin e tyre.

“Diskursi politik për zgjedhjet e 28 dhjetorit tregon një përmirësim, gjë që është lajm i mirë. Nuk ka fyerje vulgare apo ofendime të rënda. Megjithatë, ende ka nënçmime, etiketim politik, diskreditim personal etj., sidomos nga disa analistë me prapavijë të dyshimtë.

Ka disa arsye për këtë.  Besoj se një pjesë e madhe e politikanëve e kanë kuptuar se sharjet dhe fyerjet nuk sjellin vota; përkundrazi, i largojnë votuesit e pavarur që nuk i përkasin partive politike.

Gjatë këtij viti, Kosova po kalon katër raunde zgjedhjesh, përfshirë balotazhin në zgjedhjet lokale, dhe kandidatët mund të jenë lodhur duke u fyer mes vete ose thjesht kjo praktikë është bërë e konsumuar.

Dihet mirë se çdo fyerje provokon një përgjigje me edhe më shumë fyerje, në një zinxhir pa fund. Prandaj, ndoshta politikanët e kanë kuptuar se mosreagimi ndaj fyerjeve është mënyra më e mirë për t’i ndalur ato.

Për fyerjet, kandidatët mund të ndëshkohen edhe nga votuesit. Megjithatë, shkelësit më të mëdhenj janë analistët, të cilët shpesh shpëtojnë pa asnjë pasojë”, ka thënë ai.

Më tej, Aliçkaj ka potencuar se kryeministri Kurti ka ndryshuar stilin e komunikimit dhe se votuesit e pavarur e kanë mirëpritur këtë qasje.

Sipas tij, Kurti ka arritur rezultate të rëndësishme si në mbrojtjen e sovranitetit ndaj Serbisë, ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit.

“Lajm shumë i mirë është se vërehet se kryeministri Kurti e ka ndryshuar stilin e komunikimit krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përdorur një gjuhë më të butë dhe duke u fokusuar më shumë në uljen e tensioneve dhe në synimin e votuesve të rinj.

Duket se ai ka kombinuar një ton pozitiv ndaj votuesve me kritikë politike ndaj rivalëve, por pa përdorur fyerje vulgare apo gjuhë të ashpër e të pakujdesshme në këto deklarata.

Votuesit e pavarur e kanë mirëpritur këtë ndryshim, pasi shumica prej tyre e kanë konsideruar këtë si të metën e vetme të kryeministrit, edhepse fajtorë kryesorë ishin kundërshtarët e tij politikë.

Rezultatet e tij gjatë mandatit të kaluar, sidomos në përballjen me agresorin racist serb, në konsolidimin e sovranitetit dhe në rezistencën ndaj presionit të padrejtë ndërkombëtar për lëshime ndaj Serbisë, janë të jashtëzakonshme. Por edhe në planin e brendshëm ka rezultate domethënëse, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur ai.

Në fund, Aliçkaj ka shtuar se opozita me mundësi koalicioni me “Lista Srpska” nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën, dhe shpreson që koalicioni i Kurtit të fitojë me shumicë absolute për të çuar reformat deri në fund dhe për të shmangur rikthimin e ndikimit serb në Kosovë.

“Nga ana tjetër, opozita e përbërë nga PDK, LDK, AAK dhe NISMA, me një mundësi reale koalicioni me partinë armiqësore “Lista Srpska”, nuk ofron asgjë të mirë për Kosovën.

Prandaj, dëshira dhe shpresa e të gjithë atyre që e duan shtetin dhe kombin pa interes është që koalicioni i Kurtit — LVV, Guxo, Alternativa dhe PDSHK — t’i fitojë zgjedhjet me shumicë absolute, në mënyrë që reformat të çohen deri në fund dhe të eliminohet plotësisht rreziku i rikthimit të Serbisë në Kosovë”, ka përfunduar Aliçkaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ftoj cdo pacient te vije te deshmoje kardiologu i edvin prifti reagon pas marrjes si i pandehur 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime refuzova gjykimin e shkurtuar 694c5e237a0b2
Lajmi i mëparshëm

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar

shba ja fokusohet ne karantinimin e naftes venezueliane 694c5e9357dd7
Lajmi i radhës

SHBA-ja fokusohet në karantinimin e naftës venezueliane

Të fundit nga

Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

Portieri Aridon Bllaca ka konfirmuar ndarjen me klubin e futbollit Gjilani, duke i dhënë fund një kapitulli që zgjati pothuajse dhjetë vjet. Gardiani e bëri të ditur vendimin përmes një postimi emocional në
ShkoLartë