afro nje milione euro per rinovimin e tri shkollave ne shtime aliu sndalemi me pune te mira ne arsim 687b6fc7da6fd

​Afro një milionë euro për rinovimin e tri shkollave në Shtime, Aliu: S’ndalemi me punë të mira në arsim

July 19, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemaj Aliu njofton se punimet me vlerë mbi 862 mijë euro për renovimin e tri shkollave, SH.F “Emin Duraku”, SH.F.M.U “Hasan Prishtina” dhe Shkolla e Mesme Profesionale, janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë gjatë pushimeve verore, për të përfunduar deri në fillim të shtatorit, me qëllim që nxënësit të kthehen në shkolla me ambiente moderne e të rinovuara.

“Punimet përfshijnë: Termoizolim të mureve dhe çative,ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme,instalimin e ndriçimit LED, vendosjen e pompave termike dhe renovimin e rrjetit të ngrohjes”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Sipas tij, në këtë formë po krijohen kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit me ambiente më të ngrohta dhe më të përshtatshme për mësim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce nga obrm pdukm duhet te tregojne nese kane nje plan serioz per zhbllokimin e eurointegrimeve 687b6f506d59a
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Nga OBRM-PDUKM duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve

xheneta largohet nga zhurma shijon pushimet ne jug te shqiperise me ish banoret e bbvk 687b70f3d8859
Lajmi i radhës

Xheneta largohet nga zhurma – shijon pushimet në jug të Shqipërisë me ish-banoret e BBVK

Të fundit nga

ShkoLartë