afrimiteti i indrit dhe vaneses familjaret e kesaj te fundit reagojne keshtu 69e11f382981f

Afrimiteti i Indrit dhe Vanesës, familjarët e kësaj të fundit reagojnë kështu

April 16, 2026
1 minut lexim

Dyshja më e komentuar e momentit në “Ferma VIP”, Vanesa dhe Indri, kanë pushtuar rrjetet sociale.

Videot ku ata shfaqen duke u puthur, përqafuar apo duke zhvilluar biseda të ndjera po bëjnë xhiron e internetit, të mbështetura fuqishëm nga një numër i madh simpatizantësh që po e shijojnë këtë romancë të re brenda shtëpisë.

Por, ndërkohë që publiku e ka përqafuar këtë çift, një detaj i rëndësishëm nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit më të vëmendshëm.

Në llogarinë zyrtare të Vanesës në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e saj përgjatë qëndrimit në fermë, ka rënë një “heshtje” e çuditshme sa i përket kësaj teme.

Në profilin e saj mungon çdo gjurmë e Indrit. Familjarët kanë zgjedhur të injorojnë plotësisht afrimitetin mes tyre, duke mos bërë asnjë postim të përbashkët dhe asnjë “repost” në Instastory nga videot e shumta që po qarkullojnë kudo.

Në vend të kësaj, ata po publikojnë në mënyrë selektive vetëm momente ku Indri nuk është prezent, duke u fokusuar te klipet ku Vanesa shfaqet e vetme apo duke kënduar.

Ky injorim total i situatës në llogarinë e saj zyrtare është përkthyer menjëherë si një mesazh i qartë: mesa duket, familjarët e Vanesës nuk qenkan aspak dakord me afrimitetin e saj me Indrin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nisim projektin me be ne per sherbimet parlamentare peleshi takon ambasadorin gonzato 69e11d9e72d02
Lajmi i mëparshëm

‘‘Nisim projektin me BE-në për shërbimet parlamentare”/ Peleshi takon ambasadorin Gonzato

ish avokati i shtetit femi stafa denohet me 15 muaj burg pas pranimit te fajesise 69e125606d5b0
Lajmi i radhës

Ish-avokati i Shtetit, Femi Stafa, dënohet me 15 muaj burg pas pranimit të fajësisë

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë