afrim gashi uron niko peleshin per zgjedhjen kryetar i parlamentit te shqiperise 68c4a03be75d4

Afrim Gashi uron Niko Peleshin për zgjedhjen Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë

September 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi, për zgjedhjen në krye të Parlamentit të Shqipërisë.

Në urimin e tij, Gashi theksoi se pret forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.

Urimi i Gashit:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes së z. Niko Peleshit si Kryetar i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Ndaj bindje që gjatë mandatit të z. Peleshit do të thellohen më tej marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore e vëllazërore mes vendeve tona, të ndërtuara mbi respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Mezi pres të forcojmë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe të punojmë së bashku për avancimin e aspiratave tona të përbashkëta eurointegruese, stabilitetin rajonal dhe zhvillimin demokratik. Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës tuaj të rëndësishme dhe shpreh gatishmërinë time për të kultivuar një partneritet të ngushtë mes dy parlamenteve tona.

Me respekt,
Afrim Gashi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Urimi i Gashit u publikua në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jozi publikon kenge te re por vemendjen e merr komenti i ish banores 68c49c1230822
Lajmi i mëparshëm

Jozi publikon këngë të re por vëmendjen e merr komenti i ish-banores

lojtari i njohur francez feston golin me shqiponjen dykrenare eshte dhender i kosoves 68c4af13cf8f8
Lajmi i radhës

Lojtari i njohur francez feston golin me shqiponjën dykrenare, është dhëndër i Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë