Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot Avokati i Popullit, Faton Selami ka dhënë deklaratën e tij solemne.
“Sot, Avokati i sapozgjedhur i Popullit, z. Faton Selami, dha deklaratën e tij solemne. Me këtë akt formalizohet marrja e detyrës në një institucion me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Zgjedhja dhe konstituimi i këtij institucioni, i cili për një periudhë ishte pa udhëheqje dëshmon se dialogu dhe përgjegjësia institucionale është rruga e duhur për forcimin e institucioneve demokratike. I urova z. Selamit sukses në ushtrimin e mandatit të tij, duke vepruar me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.
Burimi: alfax.mk


