afrim gashi uron albin kurtin per mandatin e trete si kryeminister i kosoves 698d35e155a76

Afrim Gashi uron Albin Kurtin për mandatin e tretë si Kryeministër i Kosovës

February 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për mandatin e tretë.
“Me rastin e formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përcjell urimet më të sinqerta mikut tim, Kryeministrit Albin Kurti, si dhe kabinetit të ri qeveritar. Ky mandat, që nis me besim dhe pritshmëri të mëdha, kërkon qartësi politike, vendosmëri institucionale dhe bashkërendim të ngushtë mes partnerëve. Jam i bindur se Qeveria e re, me Kurtin në krye, do të veprojë me përgjegjësi të lartë në forcimin e sovranitetit, rendit kushtetues, stabilitetit afatgjatë dhe konsolidimit të demokracisë.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner i afërt dhe i besueshëm i Kosovës, e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik dhe për mbështetjen e plotë të rrugëtimit të saj euroatlantik. Besoj se në këtë kapitull të ri do të dëshmojmë edhe një herë se partneriteti ynë bazohet në besim, miqësi, vizion të përbashkët dhe përkushtim për paqe, siguri dhe zhvillim.
Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, formimi i institucioneve të reja shtetërore, si zgjedhja e Kryeparlamentares dhe konstituimi i Qeverisë, i japin këtij momenti një simbolikë të veçantë historike dhe politike.
Suksese dhe mbarësi në përgjegjësitë e larta shtetërore”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kallas uron per formimin e qeverise 698d0e6ebd559
Lajmi i mëparshëm

Kallas uron për formimin e Qeverisë

sindikata e hotelerise mbeshtet ligjin e ri per duhanin por kerkon masa per ruajtjen e vendeve te punes 698d3c3bb326a
Lajmi i radhës

Sindikata e hotelerisë mbështet ligjin e ri për duhanin, por kërkon masa për ruajtjen e vendeve të punës

Të fundit nga

Kallas uron për formimin e Qeverisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një

Liverpooli i rikthehet fitores

Liverpool arriti ta thyejë rezistencën e Sunderlandit dhe fitoi 1-0 në Premierligë, duke mbetur i pamposhtur në 12 përballjet e fundit mes tyre. Në “Stadium of Light” kushtet ishin të vështira dhe
ShkoLartë