afrim gashi u takua me kryetarin e tika s abdullah eren 69458b51e4aa4

Afrim Gashi u takua me kryetarin e TIKA-s, Abdullah Eren

December 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Abdullah Eren.

Në lidhje me këtë takim Gashi është shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.

Postimi i plotë i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi:

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim zyrtar me Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë të cilit riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe diskutuam për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional.

Shpreha mirënjohjen time të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Takimin e përmbyllëm me zotimin e përbashkët për vazhdimësinë e këtij partneriteti të suksesshëm.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi pret delegacionin e tika s ne kuvend vleresohen rezultatet konkrete te bashkepunimit 694584395e8e4
Lajmi i mëparshëm

Gashi pret delegacionin e TIKA-s në Kuvend: Vlerësohen rezultatet konkrete të bashkëpunimit

bahamas njeh kosoven begaj mirenjohes vendimi kontribut domethenes per stabilitetin ne rajon 69458d56de8e6
Lajmi i radhës

Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Mirënjohës! Vendimi, kontribut domethënës për stabilitetin në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë