afrim gashi tifozeria e vertete eshte himni i dashurise jo zeri i urrejtjes 689232e39b1f1

Afrim Gashi: Tifozeria e vërtetë është himni i dashurisë, jo zëri i urrejtjes

August 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur mbështetjen e tij për KF Shkëndija përmes një mesazhi të fuqishëm për sportin, unitetin dhe dinjitetin kombëtar.

“Shkëndija gjithmonë ka qenë simbol i forcës, guximit dhe krenarisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sonte do jemi aty, që bashkë me ekipin të mbështesim vlerat tona që na karakterizojnë dhe na bashkojnë si komb,” u shpreh Gashi.

Ai thesoi se më shumë se rezultati i një ndeshjeje, rëndësi ka mënyra se si shprehim identitetin tonë përmes sportit dhe tifozerisë së dinjitetshme: “Le të tregojmë sonte që tifozeria e vërtetë është himni që rrjedh nga dashuria dhe jo zëri i shfrenuar nga fyerjet dhe urrejtja.”

Mesazhi i Gashit vjen si thirrje për qytetari, vetëpërmbajtje dhe krenari kombëtare, duke nënvizuar se forca e vërtetë qëndron në unitetin dhe madhështinë e një populli që di të ruajë dinjitetin e vet, edhe në tribunat sportive.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

35 te rinj shqiptare punesohen ne posten e rmvkurtishi po ndertojme nje institucion me te afert me qytetaret 689232dfc847a
Lajmi i mëparshëm

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

arrestohet nje person per thirrje antishqiptare ne ndeshjen maqedoni e veriut rumani 689238072f6d7
Lajmi i radhës

Arrestohet një person për thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

Të fundit nga

ShkoLartë