afrim gashi takon perfaqesuesen e sherbimit europian per pune te jashtme 6863bf0dbd5e1

Afrim Gashi takon përfaqësuesen e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 korrik – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me Zuzana Mihalkova Shutiakova nga Shërbimi Europian për Punë të Jashtme, me të cilën diskutoi për përkushtimin e Kuvendit në avancimin e reformave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Europian, si pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit, u theksuan sfidat aktuale dhe rëndësia e hapjes sa më të shpejtë të kapitujve negociues. Po ashtu, u nënvizua nevoja për parashikueshmëri dhe mbështetje të qëndrueshme nga institucionet europiane, për të ruajtur besimin e qytetarëve në procesin e integrimit europian.

Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga Bashkimi Europian dhe ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj synimit të saj strategjik -aanëtarësimit të plotë në BE.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kos ka konsensus per zgjerimin e be se por dritarja e mundesise nuk do te jete gjithmone e hapur 6863ba2436369
Lajmi i mëparshëm

Kos: Ka konsensus për zgjerimin e BE-së, por dritarja e mundësisë nuk do të jetë gjithmonë e hapur

plani i rritjes nura shanset jane optimale per shqiperine synimi eshte te kete stabilitet ne ballkan 6863c8aa1922f
Lajmi i radhës

Plani i rritjes/ Nura: Shanset janë optimale për Shqipërinë, synimi është të ketë stabilitet në Ballkan

Të fundit nga

Pse Macron mbante syze dielli në Davos?

Presidenti francez Emmanuel Macron vuan nga një gjendje “beninje” e syrit, siç tha vetë pasi u shfaq në një takim në Pallatin Elize dy ditë më parë duke mbajtur një palë syze

Shkëndija e Haraçinës me lajme të mira

Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës mobilizohet në secilën aspekt për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut. Nënkampion vjeshtor jep lajme të mira për tifozët e
ShkoLartë