afrim gashi takon homologun kroat gordan jandrokovic kroacia mbeshtet rrugetimin evropian te maqedonise se veriut 6b0561e0dfd0b

Afrim Gashi takon homologun kroat, Gordan Jandrokoviç: Kroacia mbështet rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

November 24, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Kroacia, Gordan Jandrokoviç, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin parlamentar dhe procesin e integrimit evropian.

“ Në një atmosferë miqësore pata kënaqësinë të zhvilloj takim me homologun tim, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Jandrokoviç, me të cilin riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe vullnetin e përbashkët për ta thelluar më tej bashkëpunimin parlamentar e bilateral.

Diskutuam për sfidat, progresin në reforma dhe procesin tonë drejt integrimit në BE, ku vlerësova lart mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Kroacisë. Theksova se përvoja kroate mbetet një vlerë e rëndësishme për rrugëtimin tonë europian.

E falënderova z. Jandrokoviç për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar se miqësia, besimi dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve tona janë një bazë e fortë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, në interes të qytetarëve tanë dhe të një rajoni të qëndrueshëm e plotësisht të integruar në familjen europiane”, ka shkruar Afrim Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti uron diten e flamurit rrofte kombi yne rrofte shqiperia 69296b4fb48dc
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti me letër të hapur për Shasivarin: Ta paraqesësh degradimin e gjuhës shqipe si përparim është akt tradhtie ndaj shqiptarëve!

okb rreth 47 mije gra dhe vajza u vrane nga partneret ose familjaret me 2025 6b056243e7731
Lajmi i radhës

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

Të fundit nga

ShkoLartë