afrim gashi takon drejtorin e ndi se per europe dhe euroazi scott bates 691f10747e108

Afrim Gashi takon drejtorin e NDI-së për Europë dhe Euroazi, Scott Bates

November 20, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka takuar drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) për Europë dhe Euroazi, z. Scott Bates
“Vlerësova bashkëpunimin e gjatë dhe shumë të frytshëm mes Kuvendit dhe NDI, që ka sjellë rezultate të prekshme, si themelimi i Institutit Parlamentar, rritja e transparencës, digjitalizimi dhe efikasiteti i proceseve parlamentare.
Theksova prioritetet për diplomacinë parlamentare, si dhe rëndësinë e avancimit të Kodit të Etik, si fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin institucional. Z. Bates vlerësoi bashkëpunimin tonë si një model për rajonin, duke theksuar se projektet me Kuvendin tonë janë ndër ato për të cilat NDI ndihet më së shumti krenar. U pajtuam që të thellojmë partneritetin, duke vazhduar përpjekjet e përbashkëta për forcimin e institucioneve demokratike dhe standardeve parlamentare”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hidhni kete erez te njohur ne fshesen elektrike kur te merrni vesh arsyen sdo hiqni dore me 691f06f26b32f
Lajmi i mëparshëm

Hidhni këtë erëz të njohur në fshesën elektrike: Kur të merrni vesh arsyen, s’do hiqni dorë më

aparature moderne per rezonance magnetike ne kliniken kirurgjike shen naum i ohrit aliu vazhdojme me projekte per avancimin e procedurave diagnostikuese 691f1791be9d4
Lajmi i radhës

Aparaturë moderne për rezonancë magnetike në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”, Aliu: Vazhdojmë me projekte për avancimin e procedurave diagnostikuese

Të fundit nga

ShkoLartë