afrim gashi takohet me ministrin e punes te katarit diskutojne per investime ekonomi dhe bashkepunim dypalesh 6a9efd61d33a9

Afrim Gashi takohet me ministrin e Punës të Katarit, diskutojnë për investime, ekonomi dhe bashkëpunim dypalësh

September 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të përzemërt dhe konstruktiv me ministrin e Punës të Shtetit të Katarit, dr. Ali bin Said bin Samih Al-Mari, ku në fokus ishin marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Katarit dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për krijimin e partneriteteve konkrete ndërmjet dy vendeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua investimeve, ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, si fusha me potencial të madh për bashkëpunim të mëtejshëm.

Në takim u trajtuan gjithashtu mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në arsim dhe kulturë, me synim forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Katarit.

799858077 4490169694556158 3167106429743540805 n

Afrim Gashi dhe dr. Ali bin Said bin Samih Al-Mari riafirmuan marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, duke vlerësuar se ekziston një bazë e mirë për t’i dhënë një dinamikë të re raporteve dypalëshe.

Palët theksuan rëndësinë e kalimit nga marrëdhëniet diplomatike drejt bashkëpunimit konkret dhe partneriteteve të qëndrueshme, veçanërisht në sektorët që mund të sjellin investime, zhvillim ekonomik dhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dyja vendeve.

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, duke konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e dialogut dhe intensifikimin e kontakteve ndërmjet institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Katarit.

 799171208 2237761277083134 8483070000292251639 n

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leonora jakupi i bashkohet thirrjes per marshin per liri me 12 shtator 6a9efabc34559
Lajmi i mëparshëm

​Leonora Jakupi i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri më 12 shtator

a eshte ky provokimi i radhes kryetari i gazi babes urdheron cdo te hene nxenesit do ta nisin mesimin me himnin maqedonas 6a9efeb10c4e5
Lajmi i radhës

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Të fundit nga

Haradinaj: Mandati i 120 deputetëve është djegur

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mandati i 120 deputetëve është djegur. Ai ka fajësuar partinë fituese, që sipas tij, ka shkelur krejt afatet me moskonstituimin e Kuvendit. Kësisoj, deputetët
ShkoLartë