afrim gashi ne takimin lamtumires per drejtorin e halkbank bilal sucubasi 68af712ac0396

Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı

August 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 gusht – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi kanë marrë pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup.

“Së bashku me Kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ishte kënaqësi të marr pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup. Gjatë kësaj mbrëmjeje të ngrohtë dhe miqësore, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e tij të vlefshëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona. I urova suksese në angazhimin e tij të ri, duke shpresuar që të vazhdojë të përkushtohet për forcimin e bashkëpunimit me vendin tonë!”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi mirenjohje per kontributin e bilal sucubasit shpresojme ne vazhdimin e bashkepunimit edhe ne te ardhmen 68af6c1a8c125
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Mirënjohje për kontributin e Bilal Suçubaşit, shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen

zjarri ne devoll vazhdon prej shtate oresh banoret u bashkohen ekipeve zjarrfikese 68af7a969e9b1
Lajmi i radhës

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse

Të fundit nga

ShkoLartë