afrim gashi ne diber nje cerek shekulli i festivalit te teatrit shqiptar eshte histori e rendesishme e kultures 6ab44dcd8ba8c

Afrim Gashi në Dibër: “Një çerek shekulli i Festivalit të Teatrit Shqiptar është histori e rëndësishme e kulturës”

September 24, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës në Dibër mori pjesë në hapjen solemne të edicionit të 25-të të Festivalit të Teatrit Shqiptar. Ai vlerësoi rolin e festivalit në promovimin e artit dhe bashkimin e artistëve e artdashësve nga rajoni.

“Gjatë vizitës në Dibër, mora pjesë në hapjen solemne të Festivalit të Teatrit Shqiptar, që këtë vit shënon edicionin e tij të 25-të.

Nata e parë e festivalit, me shfaqjen “Shtëpia pa dritare” të Teatrit të Tetovës, ishte një dëshmi e bukur e fuqisë që ka arti për të bashkuar njerëzit. Një çerek shekulli i këtij festivali përbën një histori të rëndësishme të kulturës në vend. Është kënaqësi të shohësh se si Dibra, përmes teatrit, vazhdon të jetë një pikë takimi për artistë, krijues dhe artdashës nga mbarë rajoni.

Urime të përzemërta për festivalin dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!”, deklaroi Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sydney sweeney ndez rrjetin me fushaten e re te te brendshmeve por bie ne sy 6ab44afe1b548
Lajmi i mëparshëm

Sydney Sweeney “ndez” rrjetin me fushatën e re të të brendshmeve, por bie në sy…

afrim gashi ne diber nje cerek shekulli i festivalit te teatrit shqiptar eshte histori e rendesishme e kultures 6ab44dcd8c2b8
Lajmi i radhës

Afrim Gashi në Dibër: “Një çerek shekulli i Festivalit të Teatrit Shqiptar është histori e rëndësishme e kulturës”

Të fundit nga

ShkoLartë