afrim gashi hap festivalin teuta arti dhe kultura jane shpirti i kombit 68d84a983aa12

Afrim Gashi hap Festivalin “Teuta”: Arti dhe kultura janë shpirti i kombit

September 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sonte mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Teuta” në Tetovë.

Në fjalën e tij, Gashi theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës si “shpirti i kombit”, duke shtuar se pa to shoqëria nuk mund të zhvillohet plotësisht. Ai shprehu mbështetjen e Kuvendit për aktivitetet artistike dhe përgëzoi organizatorët, artistët dhe të gjithë kontribuuesit që mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar.

“Ky festival, përveçse mban emrin e mbretëreshës Teuta – mbrojtëse e kulturës dhe identitetit kombëtar, ruan edhe simbolikën e saj. Një popull që harron këngët e tij, harron edhe veten”, u shpreh Gashi.

Festivalit “Teuta” tashmë i është bërë traditë që të mbledhë artistë e adhurues të këngës së vjetër qytetare, duke u kthyer në një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Tetovës dhe më gjerë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kam frike se i dashuri im do te me vrase gjate sksit agresiv te tepruar 68d846719b853
Lajmi i mëparshëm

“Kam frikë se i dashuri im do të më vrasë gjatë s*ksit agresiv ‘të tepruar’…”

ankete e crpc se per tearcen daut memishi nga vlen bindshem para nazim taipit te aki se 68d8506e38448
Lajmi i radhës

Anketë e CRPC-së për Tearcën: Daut Memishi nga VLEN bindshëm para Nazim Taipit të AKI-së

Të fundit nga

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është
ShkoLartë