afrika goditet nga shperthimi me i keq i koleres ne 25 vjet 691618d5eb2f3

Afrika goditet nga shpërthimi më i keq i kolerës në 25 vjet

November 13, 2025
1 minut lexim

Afrika po përballet me shpërthimin e saj më të keq të kolerës në 25 vjet, thanë sot Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke përmendur sistemet e dobëta të furnizimit me ujë dhe konfliktin si shkaqet kryesore të problemit.

CDC-ja e Afrikës tha se kishte regjistruar pothuajse 300 mijë raste të konfirmuara dhe të dyshuara të kolerës dhe më shumë se 7 mijë vdekje.

Të dhënat tregojnë se numri i rasteve të kolerës në Afrikë është rritur me më shumë se 30 për qind vitin e kaluar.

Angola dhe Burundi janë përballur me një rritje të rasteve të kolerës në javët e fundit për shkak të mungesës së qasjes në ujë të pastër.

Situata është përmirësuar në Kongo, Sudanin e Jugut dhe Somali. Perspektiva për zonat e prekura nga konflikti mbetet shqetësuese, pasi sëmundja përhapet me shpejtësi në kampet e mbipopulluara dhe në kushtet e dobëta të kanalizimeve, raporton KosovaPress.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amerikanet shkojne ne hapesire te nxjerrin metale te cmuara nga asteroidet 6916188e60b09
Lajmi i mëparshëm

Amerikanët shkojnë në hapësirë të nxjerrin metale të çmuara nga asteroidet

panik ne oklahoma pas rrjedhjes se amoniakut nga nje kamion cisterne dhjetera persona ne spital mbi 500 banore te evakuuar nga zona 69161a8912e3b
Lajmi i radhës

Panik në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra persona në spital, mbi 500 banorë të evakuuar nga zona  

Të fundit nga

ShkoLartë