afd perjashton anetarin qe mori pjese ne nje forum te ekstremit te djathte ne rusi 68e7bc12a3142

AfD përjashton anëtarin që mori pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi

October 9, 2025
1 minut lexim

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Hamburg ka përjashtuar anëtarin lokal, Robert Risch, nga këshilli i qytetit, pasi imazhet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë treguan se ai mori pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, që mblodhi politikanë të ekstremit të djathtë.

Risch mori pjesë në konferencën e mbajtur në Shën Petersburg më 12 shtator, sipas analizimit të fotografive.

Më pak se një muaj më vonë, udhëheqja e AfD-së në mënyrë unanime inicioi procedura disiplinore ndaj Rscch, tha Dirk Nockemann, udhëheqësi i AfD-së në Hamburg.

Risch mohoi pretendimet dhe deklaroi se udhëtimi për në Rusi ishte privat dhe se “një mike”, ish-anëtarja e këshillit të Hamburgut nga AfD-ja, Olga Petersen, e kishte ftuar që ta shoqëronte në këtë ngjarje.

Ai shtoi se ditëlindja e Petersenit përkoi me datën kur u mbajt konferenca dhe pretendoi se nuk e dinte paraprakisht se kush ishin pjesëmarrësit apo cila ishte agjenda.

Ai po ashtu tha se “po bëja fushatë për paqe” dhe se nuk mund të mbahet përgjegjës për ata “që ishin me mua në të njëjtin ambient”.

Ndaj Petersenit janë iniciuar edhe procedurat për përjashtim. Sipas mediave gjermane, ajo po ashtu mori pjesë në ngjarjen në Shën Petersburg dhe aktualisht jeton në Rusi si dhe përkrah publikisht Qeverinë ruse.

Në mars të vitit 2024, Petersen kishte qenë vëzhguese në zgjedhjet që i dhanë edhe një mandat presidentit rus, Vladimir Putin. Ajo raportohet se i kishte cilësuar votimet si “të hapura, demokratike dhe të lira”.

Në shkurt, Petersen, që ka lindur në Rusi, publikoi fotografi ku shfaqej me ushtarë rusë në pjesë të Ukrainës, që janë të pushtuara nga Rusia.

Forumi, që u mbajt në Shën Petersburg, u paraqit një konferencë themeltare për një “ligë ndërkombëtare antiglobaliste” të quajtur Paladins. Aty morën pjesë edhe politikanë të ekstremit të djathtë nga shtete sikurse Franca, Gjermania, Italia, Meksika, Spanja, Afrika e Jugut dhe nga organizata të ekstremit të djathtë nga Serbia. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjyqtaret ne deklarate astrit kalaja te shpallet deshmor atdheu nuk duam keqardhje por veprim 68e7bbac069e1
Lajmi i mëparshëm

Gjyqtarët në deklaratë: Astrit Kalaja të shpallet dëshmor atdheu! Nuk duam keqardhje, por veprim

tragjike qellohet per vdekje ne rruge ish luftetari i arteve marciale ne ufc 68e7bcd3e0e5e
Lajmi i radhës

Tragjike, qëllohet për vdekje në rrugë ish-luftëtari i arteve marciale në UFC

Të fundit nga

ShkoLartë