afati i fundit 31 korriku ramaclirim i buzerrugeve kombetare nga rraqet e bizneseve 68833a785a6d3

Afati i fundit 31 korriku/Rama:Çlirim i buzërrugëve kombëtare nga rraqet e bizneseve

July 25, 2025
1 minut lexim

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës”. Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, ku ndër të tjera shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.



“Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH”, shkruan Rama.

Kryeministri ka paralajmëruar masa ndëshkimore në rast se tejkalohen afatet e paralajmëruara.

“Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi

Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jane kthyer ne kufoma qe ecin agjencia e okb se nje ne pese femije ne qytetin e gazes eshte i kequshqyer 688335c889f79
Lajmi i mëparshëm

“Janë kthyer në kufoma që ecin!”/ Agjencia e OKB-së: Një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës është i kequshqyer

prokuroria ne peje kerkon paraburgim ndaj kater te pandehurve per detyrim 68833c94ba262
Lajmi i radhës

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj katër të pandehurve për “detyrim”

Të fundit nga

ShkoLartë