aeroporti i vlores ahmetaj tregon detaje jane ndare dyqane ka pagesa te padeklaruara 69603fb6100d5

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj tregon detaje: Janë ndarë dyqane, ka pagesa të padeklaruara

January 9, 2026
min lexim

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta mbi procesin e dhënies së koncesionit për aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar tenderin si një aferë të pastër korruptive. Në një intervistë për një emision televiziv, Ahmetaj pohon se e ka kundërshtuar projektin që në fillim, bashkë me Damian Gjiknurin.

Sipas tij, koncesioni është ndarë në një zyrë qeveritare dhe se ka pasur një pagesë prej rreth 3 milionë eurosh, e cila nuk figuron zyrtarisht. Ahmetaj shprehet se këto pretendime i janë komunikuar edhe atij dhe se, nëse janë bërë përmes bankave jashtë vendit, duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

Pjesë nga Intervista:

Çim Peka: Po. Dhe investimi ishte në territorin e Vlorës.

Arben Ahmetaj: Edhe, edhe çfarë se isha atje? Ç’punë kam unë me procedurën? Unë kur kam pasur punë dikur për të thënë fjalën time, unë do shkoja edhe ke inaugurimi i përfundimit të punimeve nëse, nëse, nëse drejtësia do vihet në vend ore. Patjetër. Pavarësisht se sot tashmë Plaçkitësja i ka shpërndarë ato duty-free-të aty, që pa u inauguruar. E dinë të gjithë. Tashi, çfarë tha Behgjeti? Behgjeti tha që në zyrë të saj u nda koncesioni. Ë? E tha publikisht. Po. Foli dhe për një 3 milionësh, që nuk rezulton zyrtarisht. Duhet të jenë parë. Ato ma tha dhe mua. Duhet të jenë parë.

Çim Peka: Ato ma konfirmoi dhe tha e kam bërë nëpërmjet bankës në Turqi. Mirë o mirë, punët e tija nuk, se kam me Behgjetin unë. Se thamë, se kam me Behgjetin unë. E kam me procedurën. Ç’punë kam unë me Behgjetin? S’duhej dhënë ashtu aeroporti. E di çfarë na thoshte Rama mua dhe Damianit, talleshim me neve. Për ai s’tallej se në punën time unë jam ë, i zoti i vetes. Edhe, edhe Damiani në punën e vet i zoti i vetes, vetë. Më i bën kjo mua. I thamë për Air Albania. Ore nuk funksionon. Kështu. Fatkeqësisht nuk funksionoi. I thamë për, ja e fundit pastaj të shkosh te ata që të financojnë, këta të reklamave. Ata që të financojnë me reklama thashë.

Çim Peka: Ata që bëjnë marketing për vete. Dhe financojnë biznesin e tyre.

Arben Ahmetaj: Tërhiqem. Ata që financojnë biznesin e tyre dhe që të furnizojnë me reklama, tërhiqem, të kërkoj ndjesë për për fjalëshin e gabuar. Po më, kemi ngulur këmbë me Damianin, jo nuk bëhet kështu. Dhe duhet të fillojë, e ka letra. Ka letra. Dhe duhet të fillojë nga një projekt i vogël për t’u testuar. Pse? Se aq është qielli i Shqipërisë, do ta shikoni. Aq është qielli i Shqipërisë. Nuk dua unë të flas se çfarë do ndodhë me aeroportin e Vlorës, se nuk dua të marr përsipër gjëra që nuk jam profesionist. Por sigurisht që qielli është xha i alokuar në një aeroport tjetër, i gjithi pothuajse. Nejse. Vijmë te Porto Romano. Porto Romano, po më fal, tani do shkojmë në publicitet pastaj, dakord. Pastaj do vijmë tek të gjitha. Sepse të gjitha këto dosje që ju do i sqaroni çfarë janë. Po po. Patjetër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

problemet me kafshet e egra kryesisht arinjte jane problem i madh me te cilin perballen banoret e mavrove rostushes 696032773f7c6
Lajmi i mëparshëm

Problemet me kafshët e egra, kryesisht arinjtë, janë problem i madh me të cilin përballen banorët e Mavrovë Rostushës

pa fitues derbi i madh i anglise 6960401573f9c
Lajmi i radhës

Pa fitues derbi i madh i Anglisë

Të fundit nga

ShkoLartë