aeroplani i linjes prishtine stamboll doli nga pista pas aterrimit 693629d378387

Aeroplani i linjës Prishtinë – Stamboll doli nga pista pas aterrimit

December 8, 2025
1 minut lexim

Ankara, 7 dhjetor – Aeroplani i linjës Prishtinë – Stamboll ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndaluar në skajin e pistës në Aeroportin e Stambollit, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Ankara.

Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Kompania AJet, në deklaratën e saj, ka thënë se është kryer aterrimi në mënyrë të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës. Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë. Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre. Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Ankara.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

festivali i kenges folklorike vjen per here te pare ne gjilan 693618118e86a
Lajmi i mëparshëm

Festivali i Këngës Folklorike vjen për herë të parë në Gjilan

cfare duhet te dije femija para se te mbetet vetem ne shtepi dhe kur eshte vertet gati sipas eksperteve 69366d921e857
Lajmi i radhës

Çfarë duhet të dijë fëmija para se të mbetet vetëm në shtëpi – dhe kur është vërtet gati, sipas ekspertëve

Të fundit nga

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

Gjatë ditës së sotme temperaturat luhateshin nga -8 deri në 1 gradë celsius. Ndërsa ndërrimi i motmoteve këtë herë pritet të vijë pa reshje bore. Kurse temperaturat e ulëta paralajmërojnë ardhjen e

Premtojnë rikthimin e lavdisë

Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën me katër pikë diferencë, pas një 2025 “të zbehtë” ku u renditën të dytët në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën
ShkoLartë