adriatik lapaj zbulon oferten nga mazhoranca mu ofrua nga nje i njohur ne tirane 68ad64359ec95

Adriatik Lapaj zbulon “ofertën” nga mazhoranca: M’u ofrua nga një i njohur në Tiranë

August 26, 2025
1 minut lexim

Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin Qershor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur dy tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.

Në një intervistë për News24, Lapaj tregoi se ka refuzuar të jetë pjesë e një pushteti, i cili sipas tij, “po përpiqet të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë”.

Ai sqaroi se ky vendim la ardhur me kosto, për të cilat Lapaj thotë se është i lumtur dhe krenar t’i mbajë.

“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë. Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytet. Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar.

Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

RRUGE
Lajmi i mëparshëm

Gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut

zidane ka dy kushte nese i kerkohet ta zevendesoje amorimin tek man utd 68ad649481ef2
Lajmi i radhës

Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë