adriana matoshi rizgjidhet deputete afro 13 mije vota me shume se ne zgjedhjet e kaluara 69591cfe99173

Adriana Matoshi rizgjidhet deputete – afro 13 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara

January 3, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka arritur të rizgjidhet deputete në Kuvendin e Kosovës, duke siguruar kështu mandatin e saj të tretë radhazi nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje.

Matoshi, e cila garoi për herë të tretë për një ulëse në Kuvend, ka arritur të fitojë besimin e elektoratit edhe në këtë legjislaturë, duke marrë deri më tani 32,214 vota, një rezultat dukshëm më i lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Sipas të dhënave preliminare, aktorja ka siguruar 12,614 vota më shumë sesa në zgjedhjet e fundit, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të mbështetjes elektorale dhe duke forcuar pozicionin e saj brenda listës së Vetëvendosjes.

Procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit, ndërsa ende po vazhdon përfshirja e votave me postë, atyre nga përfaqësitë diplomatike dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Megjithatë, rezultati i deritanishëm e bën të sigurt mandatin e Adriana Matoshit në përbërjen e re parlamentare.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 56 deputetë në Kuvend, ndërsa Adriana Matoshi renditet aktualisht si e 21-ta më e votuara në listën e kësaj partie.

Me këtë rezultat, ajo ka arritur të lërë prapa disa figura të njohura politike, përfshirë ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, ministren e Industrisë Rozeta Hajdari, si dhe ish-kryeparlamentarin Dimal Basha.

Rizgjedhja e Adriana Matoshit konfirmon vazhdimësinë e saj në jetën politike të vendit, duke e bërë atë një nga figurat publike që ka arritur të ndërtojë një urë të qëndrueshme mes artit dhe politikës. Me rritjen e numrit të votave dhe me një mandat të tretë të siguruar, pritet që ajo të mbetet një zë aktiv në Kuvend edhe gjatë kësaj legjislature. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

red bull rb17 gati per prodhim zbulohen pamjet 69591ccec652a
Lajmi i mëparshëm

Red Bull RB17 gati për prodhim, zbulohen pamjet

rusia reagon pas arrestimit te maduro s kerkojme sqarim te menjehershem mbi situaten 69591d153148f
Lajmi i radhës

Rusia reagon pas arrestimit të Maduro-s: Kërkojmë sqarim të menjëhershëm mbi situatën

Të fundit nga

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e avokatëve. Avokatja e caktuar kryesisht për Veliajn, Valentina Todoreskut ndodhet jashtë vendit,
ShkoLartë