adriana matoshi mbeshtet te drejten e diaspores per te votuar 69540f3f7683d

Adriana Matoshi mbështet të drejtën e diasporës për të votuar

December 30, 2025
1 minut lexim

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj kritikave për votën e diasporës, duke theksuar se emigrantët kanë paguar shumë për këtë të drejtë me sakrifica personale dhe familjare.

Sipas saj, diaspora ka qenë gjithmonë mbështetje e Kosovës dhe voton për një vend ku një ditë të kthehet pa frikë dhe me dinjitet.

Matoshi apelon për mosndarjen e popullit në “brenda” dhe “jashtë”.

Postimi i plotë:

DIASPORA❤️

Per ju qe po shkruani neper postime se pse diaspora me ardhe me votu ne Kosove e pastaj me u kthy prape jashte, ndersa ju me i barte pasojat kater vjet kjo nuk ua heq mergimtareve te drejten me votu ne Kosove.

Mos thoni qe s’ka drejte mergata me votu, sepse ata e kane pagu kete te drejte shume shtrenjte.

E kan pagu me mergim, me mall, me familje te ndara, me vite larg atdheut.

Kur Kosova ishte ne flake, diaspora s’ishte spektatore. Ishte shtylle.

Kur s’kishte shtet, diaspora ishte mbeshtetje.

Kur s’kishte shprese, diaspora ishte dore qe ndihmonte.

Ata nuk jetojne larg Kosoves sepse e duan me pak, por sepse rrethanat i detyruan.

Dhe secili prej tyre e mban Kosoven ne zemer, jo ne harte.

Me i quajt “rrezik” per demokracine eshte fyerje.

Demokracia nuk matet me distance, por me pergjegjesi.

Ata nuk votojne per inat.

Votojne sepse duan nje Kosove ku nje dite te kthehen pa frike, pa hall, me dinjitet.

Mos e ndani popullin ne “brenda” dhe “jashte”.

Kosova eshte e jona edhe e atyne qe jetojne ketu, edhe e atyne qe s’kane reshte kurre me e dashte.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yamal e vinicius me te shenjestruarit ne rrjetet sociale ne spanje 69540e333c4e4
Lajmi i mëparshëm

Yamal e Vinicius, më të shënjestruarit në rrjetet sociale në Spanjë

gjashte te lenduar dhe me shume se 100 te bllokuar ndersa teleferiku perplaset ne barrieren e stacionit malor ne itali 69540f53aa00f
Lajmi i radhës

Gjashtë të lënduar dhe më shumë se 100 të bllokuar ndërsa teleferiku përplaset në barrierën e stacionit malor në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë