adnan azizi vlen ne njesine zgjedhore 6 do ti fitoje te gjitha komunat 68d9316e4bff0

Adnan Azizi: VLEN në Njësinë zgjedhore 6 do t’i fitojë të gjitha komunat

September 28, 2025
1 minut lexim

Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi gjatë hapjes së Shtabit zgjedhor në Kumanovë ka thënë se në Njësinë zgjedhore 6, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat.

”Ne kemi bërë edhe matje, sondazhe të brendshme, ta dini se BDI në zonën 6 nuk do të ketë asnjë komunë. Sondazhet që kemi bërë për matje të brendshme janë se Bilalli në Tetovë fiton 3 me 1 dhe në çdo komunë tjetër, në Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, çdo komunë tjetër, fitojmë 2 me 1 dhe do e shihni më 19 tetor se fitorja e VLEN do të jetë nga Kumanova deri në Strugë”, ka thënë Azizi.

Ai shton se të vetmin avantazh BDI e ka në Pllasnicë ku VLEN nuk ka kandidat.

Ai ka drejtuar edhe akuza ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili siç thotë, “çdoherë i ka marrë mbi vete meritat e tjerëve”.

“Edhe kur është caktuar Ali Ahmeti për komandant ta dini se 7 javë ka ndejt në infuzion, është frikacak, manipulant, hipokrit, gjithmonë i ka marrë mbi vetë meritat e tjerëve”, thekson Azizi.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi ska faj ali ahmeti qe ka bashkepunuar me serbet por vlen i 68d92b97c06bb
Lajmi i mëparshëm

BDI: S’ka faj Ali Ahmeti që ka bashkëpunuar me serbët, por VLEN-i

termet me fuqi prej 54 balle e goditi turqine perendimore 68d938103236a
Lajmi i radhës

Tërmet me fuqi prej 5,4 ballë e goditi Turqinë perëndimore

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë