adnan azizi saraji po deshmon se eshte gati per ndryshimin e madh 6893cfc1dd025

Adnan Azizi: “Saraji po dëshmon se është gati për ndryshimin e madh”

August 6, 2025
1 minut lexim

Saraj, 6 gusht – Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, sot në Saraj u mbajt një takim i rëndësishëm mes Kryesisë së Shtabit Qendror të koalicionit VLEN dhe aktivistëve të shtabit lokal. Takimi u karakterizua nga atmosferë pozitive, entuziazëm dhe besim i madh në fitoren e ardhshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë:

Shefi i Shtabit Qendror të VLEN-it, Adnan Azizi

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

Kandidati për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu

Gjatë takimit, u theksua përkushtimi i plotë i aktivistëve lokalë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Saraj dhe për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Saraji po dëshmon se është gati për ndryshimin e madh,” u tha në mesazhin e takimit, duke reflektuar frymën e organizimit dhe angazhimit maksimal të strukturave të VLEN-it.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shihni videon e aeroplanit qe ben ulje emergjente ne aeroportin e birminghamit anulohen dhjetera fluturime 6893ccb5dc1c9
Lajmi i mëparshëm

Shihni videon e aeroplanit që bën ulje emergjente në aeroportin e Birminghamit, anulohen dhjetëra fluturime

zjarr prane uzines se policanit situate e rrezikshme te magazinat me lende plasese 6893d16601a2d
Lajmi i radhës

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë