34
Saraj, 6 gusht – Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, sot në Saraj u mbajt një takim i rëndësishëm mes Kryesisë së Shtabit Qendror të koalicionit VLEN dhe aktivistëve të shtabit lokal. Takimi u karakterizua nga atmosferë pozitive, entuziazëm dhe besim i madh në fitoren e ardhshme.
Në këtë aktivitet morën pjesë:
Shefi i Shtabit Qendror të VLEN-it, Adnan Azizi
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi
Kandidati për Qytetin e Shkupit, Bashkim BakiuGjatë takimit, u theksua përkushtimi i plotë i aktivistëve lokalë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Saraj dhe për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Saraji po dëshmon se është gati për ndryshimin e madh,” u tha në mesazhin e takimit, duke reflektuar frymën e organizimit dhe angazhimit maksimal të strukturave të VLEN-it.
Burimi: zhurnal.mk


