adnan azizi ne cashke fitoi kandidati i perbashket nuk eshte komune e aki se 68f94d32bcf6b

Adnan Azizi: Në Çashkë fitoi kandidati i përbashkët, nuk është komunë e AKI-së

October 22, 2025
1 minut lexim

Shefi i shtabit qendror të VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për TV Koha, ka folur për zgjedhjet lokale. Ai tha se fitorja në Komunën e Çashkës është fitore e përbashkët e jo e AKI-së. Azizi tha se në Çashkë ka më shumë aktivistë të VLEN-it sesa të BDI-së.

“Çashka nuk është e BDI-së. Aktivistët atje janë më shumë tanët, sesa të BDI-së. Ata na kërkuan që ne të nxjerrim kandidat aty dhe unë i pyeta nëse ne nxjerrim kandidat a do të ketë kandidat edhe BDI, ata thanë po. Unë u thash që të dakordohemi dhe të shkojmë me një kandidaturë, e cila do të na sigurojë fitore. Pas fitores, kandidati asnjëherë nuk tha se është i AKI-së, por tha jam kandidat i përbashkët. Por, ata si oportunist që janë, edhe kësaj komune mundohen t’i dalën për zot, por realiteti është se kjo komunë është fituar nga gjithë shqiptarët atje, e jo në bazë të llogove partiake”, tha Azizi.

Ai foli edhe për ankesat e dorëzuara nga VMRO dhe LSDM për këtë komunë, duke thënë se nga informacionet që ai ka, nuk ka pasur asnjë parregullsi dhe bëri thirrje që të respektohet vullneti i popullit.

“Ne jemi në mbështetje të verdiktit të popullit, atje nuk ka asnjë shkelje ligjore për ët shkuar në rivotim. Megjithatë është KSHZ që duhet të procesojë me situatën dhe të marrë vendim. Por informacionet që unë kam, të gjitha procesverbalet janë nënshkruar pa vërejtje. Verdikti i popullit duhet të respektohet”, tha Azizi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sipas adnan azizi ne cashke fitoi kandidati i perbashket 68f94c8f442f1
Lajmi i mëparshëm

Sipas Adnan Azizi, në Çashkë fitoi kandidati i përbashkët

manchester united ideja lewandowski per ne vere 68f94ef42b8f7
Lajmi i radhës

Manchester United, ideja Lewandowski për në verë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë