IZET MEXHITI 1

Aderime të reja në VLEN

November 10, 2025
1 minut lexim

VLEN vazhdon të zgjerohet me aderime të reja të të rinjve të angazhuar dhe të përkushtuar ndaj vlerave të zhvillimit dhe ndryshimit shoqëror.

Në një takim të mbajtur me njërin nga liderët e VLEN dhe Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u formalizua aderimi i disa të rinjve të dalluar nga Tetova, të cilët tashmë do të jenë pjesë aktive e strukturave të koalicionit qeverisës.

VLEN-it i bashkangjiten Ujkan Rahmani, kryetar i FRASH- Tetovë, Ferihane Murtezani, nënkryetare dhe Safet Asani, nënkryetar.

Ata shprehën vendosmërinë e tyre për të kontribuar në fuqizimin e të rinjve, në përfaqësimin dinjitoz të interesave të qytetarëve dhe në realizimin e synimeve programore të VLEN.

Gjatë takimit, Mexhiti i përgëzoi anëtarët e rinj për vendimin e tyre, duke theksuar se VLEN mbetet shtëpia e të rinjve që besojnë në punë, ndershmëri dhe vizion të qartë për të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së gjeneratës së re në proceset politike dhe shoqërore si garanci për zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshim pozitiv.

VLEN do të vazhdojë me ritmin e saj të konsolidimit dhe zgjerimit, duke mirëpritur çdo individ që ndan vlerat e demokracisë, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj interesit qytetar.

MEXHITI LD

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

millie bobby brown shkelqen ne tapetin e kuq me fustan transparent e dekolte te thelle 69112f32dd5ed
Lajmi i mëparshëm

Millie Bobby Brown shkëlqen në tapetin e kuq me fustan transparent e dekolte të thellë

vlore numerohen 129 nga 231 kuti kandidatja socialiste kryeson me 9106 vota 691142e3da70e
Lajmi i radhës

Vlorë, numërohen 129 nga 231 kuti/ Kandidatja socialiste kryeson me 9106 vota

Të fundit nga

ShkoLartë