ademi plagosja e anetarit tone nuk eshte incident i thjeshte po nje atentat 68e64b925580e

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

October 8, 2025
min lexim

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të tronditur nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës për Komunën e Likovës, dr. Zekirija Shahini, i cili u qëllua nga një person i maskuar dhe u plagos.

Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut, por vetë fakti që në mes të një fushate zgjedhore ndodh një atentat i tillë përbën një alarm serioz për demokracinë, rendin dhe sigurinë publike në vend.

Ky nuk është një incident i zakonshëm, por një akt i rëndë, i qëllimshëm dhe makabër, që synon të krijojë pasiguri, frikë dhe tension.

Për këtë arsye, ne e dënojmë ashpër këtë akt barbar dhe kriminal, dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm, serioz dhe transparent nga institucionet kompetente – veçanërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike.

Fshehja e së vërtetës, devijimi apo relativizimi i ngjarjes janë të papranueshme dhe të rrezikshme.

Ndërkohë që MPB njofton se “dy persona në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti”, faktet e para, dëshmitë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë flasin qartë për një sulm të drejtpërdrejtë nga një individ i armatosur dhe me maskë, që ka vepruar me qëllim të qartë për të rrezikuar jetën e kandidatit tonë.

Ky nuk është incident i thjeshtë, por një ngjarje me indikacione të forta për atentat – dhe duhet trajtuar si e tillë.

Kërkesat tona janë të qarta dhe legjitime:
• Të ndërmerret veprim i menjëhershëm, pa vonesa dhe pa kalkulime politike;
• Të identifikohet dhe arrestohet autori, si dhe çdo person i përfshirë në organizimin e këtij sulmi;
• Të informohet publiku me transparencë dhe përgjegjësi, sepse siguria e qytetarëve është çështje shteti, jo partie.

Ky rast nuk duhet dhe nuk guxon të mbetet pa epilog, dhe ai duhet të jetë i bazuar në fakte.
Çdo heshtje apo vonesë institucionale do të përbënte papërgjegjësi të rëndë dhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit.

Nëse një kandidat politik mund të sulmohet me armë në mes të fushatës zgjedhore, në mes të qytetit, atëherë asnjë qytetar nuk mund të ndihet i sigurt.

Ne paralajmërojmë se tolerimi i dhunës do të ketë pasoja të rënda për sigurinë publike, për procesin zgjedhor dhe për imazhin e institucioneve shtetërore.

Prandaj, i bëjmë thirrje qeverisë, MPB-së dhe Prokurorisë Publike të veprojnë menjëherë dhe me seriozitet, si garantë të rendit dhe ligjit.

Ne do të mbetemi të vendosur në rrugën e ligjshmërisë, maturisë dhe dinjitetit politik.
Demokracia nuk mund të frikësohet me armë, dhe vullneti i qytetarëve nuk mund të ndalet me plumba

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez shkelqen ne publik nje dite pas perkedheljeve te ben affleck ne premiere 68e63a55c771e
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez shkëlqen në publik, një ditë pas përkëdheljeve të Ben Affleck në premierë

vrasja e astrit kalase ne sallen e gjyqit berisha rama ka ndryshuar vendimin e qeverise qe ngarkonte uniformat te garantonin sigurine 68e64cf4bf77e
Lajmi i radhës

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, Berisha: Rama ka ndryshuar vendimin e qeverisë që ngarkonte uniformat të garantonin sigurinë

Të fundit nga

ShkoLartë