Sekretari gjeneral i BDI-së, Arbër Ademi, ka thënë se propozim-ligji i Karakamishevës, siç e quan ai Ligjin për përfaqësim të drejtë, nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë.
Statusi i plotë i Arbër Ademit:
Nuk është ligj për përfaqësim, por është ligj për diskriminim.
Propozim-ligji i Karakamishevës që po qarkullon në media:
- nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
- nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
- nuk parasheh dispozita sanksionuese.
Njëri prej profesorëve shqiptar që ishte në grupin punues hoqi dorë nga ligji. Nuk deshti të bëhët pjesë e një cirku të dirigjuar nga Karakamisheva me të cilin kthehemi para vitit 2001. Ka njerëz me kurriz që nuk e hanë turpin me bukë.
Marre!!!
Burimi: lajmpress.org



