ademi kerkojme veting me mbikeqyrje nderkombetare per te gjithe bartesit e funksioneve publike 68889e4771ef7

Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike

July 29, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione.

Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.

Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.

Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.

“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.

Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jam i zhgenjyer trump i jep putinit vetem 10 deri 12 dite per armepushim 68889dcf927c1
Lajmi i mëparshëm

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim

asfalt i paguar pune e paperfunduar prokuroria ngre aktakuze ndaj dy zyrtareve ne komunen e suharekes 68889ebf8cf3f
Lajmi i radhës

Asfalt i paguar, punë e papërfunduar – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Komunën e Suharekës

Të fundit nga

ShkoLartë