ademi 3 goditje ne nje dite mbyllet paralelja ne shqip 9 shqiptare nga 310 te pranuar ne akademi dhe glorifikohet krimineli i luftes mlladiq 6a91ebd5c6a5f

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

August 28, 2026
1 minut lexim
ce7aa852 5e91 492e aef4 44b150d688c8

“Vetëm gjatë ditës së sotme:
1. Mbyllet paralelja në gjuhën shqipe në shkollën „Penko“ në Butel, edhe pse interesimi i nxënësve shqiptarë është i madh, ndërkohë që lejohen paralele me nga 2, 4 apo 6 nxënës.

2. Nga 310 të pranuar në Akademinë Policore, vetëm 9 janë shqiptarë.

3. Partia serbe, partneri i VLEN-it në Qeveri, glorifikon kryekriminelin Ratko Mlladiq, të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
VLEN votoi për qeveri të përbashkët me këtë parti.

4. Drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, institucion shtetëror përgjegjës për realizimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, glorifikon Ratko Mlladiqin, Draža Mihailovićin dhe figura të tjera të së njëjtës ideologji.
VLEN e ka emëruar aty.

5. Për „Botën Serbe“ tashmë nuk kemi nevojë për shpjegime. Po e shohim çdo ditë se sa larg ka depërtuar dhe sa shumë kontrollon.

Miq të dashur,

Të gjitha këto zhvillime, të gjitha këto poshtërime, të gjitha këto goditje ndaj shqiptarëve dhe ndaj parimit të barazisë, kanë ndodhur brenda një dite.

Dhe të gjitha kanë një adresë politike:

MARIONETA VLEN.

Kjo është ajo që na e shitën si „ndryshim“. Ndryshim për kë? Sepse për shqiptarët, sot po shohim vetëm mbyllje të paraleleve, përfaqësim të padrejtë, glorifikim të kriminelëve dhe heshtje të VLEN-it.

Një ditë. Pesë dëshmi. Një përgjegjës.
VLEN.”

*Status facebook’u i sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Arbër Ademi

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

file 000000009614820a8a2d0143b0b91e86
Lajmi i mëparshëm

VLEN dënon fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës

Të fundit nga

ShkoLartë