Nominimet për Actor Awards 2026, të njohura si SAG Awards, janë shpallur zyrtarisht.
Aktorja e serialit “Abbott Elementary”, Janelle James, dhe ylli i “Heated Rivalry”, Connor Storrie, prezantuan kandidatët e këtij viti të mërkurën në kanalin zyrtar të Netflix në YouTube, pas një hyrjeje nga presidenti i SAG-AFTRA, Sean Astin.
Ky është viti i parë që ceremonia mban emrin Actor Awards, një ndryshim i njoftuar në nëntor, me qëllim që të lidhet më ngushtë me statujën ikonike të çmimeve dhe të theksojë sindikatën e aktorëve që qëndron pas tyre.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, të dielën, më 1 mars, në orën 20:00. Moderatori i mbrëmjes ende nuk është bërë publik.
Gjatë ceremonisë, Harrison Ford do të nderohet me Çmimin për Arritje Jetësore, si një nga figurat më legjendare të aktrimit.
Mes emrave që mbetën jashtë listës këtë vit janë:
Cynthia Erivo për filmin “Wicked: For Good” (ndërsa bashkë-ylli i saj Ariana Grande u nominua)
Dwayne Johnson dhe Emily Blunt për “The Smashing Machine”
Adam Sandler dhe George Clooney për “Jay Kelly”
Gjithashtu, i gjithë kasti i filmit “Sentimental Value” nuk mori asnjë nominim. Në mënyrë surprizuese, të gjitha filmat dhe interpretimet në gjuhë të huaj u lanë jashtë, përfshirë aktorin Wagner Moura dhe filmin e tij “The Secret Agent”.
Lista e nominimeve të SAG Awards:
Nominimet kryesore – Film
Aktori më i mirë në rol kryesor
Timothée Chalamet – Marty Supreme
Leonardo DiCaprio – One Battle After Another
Ethan Hawke – Blue Moon
Michael B. Jordan – Sinners
Jesse Plemons – Bugonia
Aktorja më e mirë në rol kryesor
Jessie Buckley – Hamnet
Rose Byrne – If I Had Legs I’d Kick You
Kate Hudson – Song Sung Blue
Chase Infiniti – One Battle After Another
Emma Stone – Bugonia
Kasti më i mirë në film
Frankenstein
Hamnet
Marty Supreme
One Battle After Another
Sinners
Nominimet kryesore – Televizion
Aktori më i mirë në serial dramatik
Sterling K. Brown – Paradise
Billy Crudup – The Morning Show
Walton Goggins – The White Lotus
Gary Oldman – Slow Horses
Noah Wyle – The Pitt
Aktorja më e mirë në serial dramatik
Britt Lower – Severance
Parker Posey – The White Lotus
Keri Russell – The Diplomat
Rhea Seehorn – Pluribus
Aimee Lou Wood – The White Lotus
Ansambli më i mirë në serial komedi
Abbott Elementary
The Bear
Hacks
Only Murders in the Building
The Studio
Stunt Awards
Performanca më e mirë në film
F1
Frankenstein
Mission: Impossible – The Final Reckoning
One Battle After Another
Sinners
Performanca më e mirë në serial
Andor
The Last of Us
Stranger Things
Squid Game
Landman
Burimi: botasot.info


