abuzonte seksualisht me vajza te mitura dhe me pas i filmonte denohet me 100 vite burg dadoja ne kaliforni 68a0fbc066a32

Abuzonte seksualisht me vajza të mitura dhe më pas i filmonte, dënohet me 100 vite burg dadoja në Kaliforni

August 16, 2025
1 minut lexim

Një grua 31-vjeçare nga San Diego, Kaliforni, është dënuar me 100 vjet burg pasi u shpall fajtore për drogimin, përdhunimin dhe filmimin e abuzimeve seksuale ndaj vajzave të mitura, disa prej të cilave kishin autizëm.

Gruaja, e cila ofrohej si dado përmes një faqeje interneti dhe shfaqte interes të veçantë për kujdesin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, e shfrytëzonte këtë për të fituar besimin e familjeve. Por, siç zbuluan hetuesit, plani i saj i vërtetë ishte abuzimi.

“Ajo dinte si të fitonte besimin e familjes dhe t’i manipulonte ata për të marrë atë që donte”, deklaroi nëna e një prej viktimave.

Pasi fitonte besimin, dadoja i çonte vajzat në shtëpinë e të dashurit të saj, po ashtu 31-vjeçar, ku ndodhnin abuzimet. Edhe ai u shpall fajtor dhe u dënua me tetë burgime të përjetshme, pa asnjë shans për lirim me kusht.

Hetimi nisi në vitin 2016, kur një vajzë 7-vjeçare tregoi nënës së saj për abuzimin. Prokuroria zbuloi se viktimat ishin vajza mes moshës 3 dhe 7 vjeç, mes tyre dy me diagnozë autizmi, përfshirë një që nuk mund të fliste.

Në makinën e të dashurit hetuesit gjetën gjashtë hard disqe me qindra video të filmimeve të abuzimeve, ku vajzat shpesh ishin droguar ose të lidhura. Në disa raste, gruaja merrte pjesë aktive, ndërsa në të tjera e linte partnerin të kryente abuzimet. Përveç kësaj, ai kishte regjistruar fshehurazi edhe të rritur e vajza në dhoma zhveshjeje dhe tualete publike.

Dadoja u shpall fajtore për katër akuza kryesore për sulm seksual. Sipas vendimit, edhe pse dënimi i saj është 100 vjet burg, ajo ka të drejtë të kërkojë lirim me kusht kur të mbushë 50 vjeç, çka do të thotë se mund të qëndrojë minimumi 28 vjet pas hekurave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova aktive ne ekstradimin e te arrestuarve 39 raste me 2025 68a0fa979a256
Lajmi i mëparshëm

Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025

video kane fillon te mesohet me trofe sulmuesi anglez tund rrjeten ne triumfit e bayern it ne superkupen e gjermanis shenon edhe diaz 68a0fc742c179
Lajmi i radhës

Video/ Kane fillon të “mësohet” me trofe, sulmuesi anglez tund rrjetën në triumfit e Bayern-it në Superkupën e Gjermanis, shënon edhe Diaz

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë