abuzimi me tenderin e llogarase dhe unazes se madhe zv kryeministrja balluku del nga ambientet e gjkko lihet ne fuqi vendimi 6921bda9b8ab9

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Zv.kryeministrja Balluku del nga ambientet e GJKKO, lihet në fuqi vendimi

November 22, 2025
1 minut lexim

Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel, GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë.

Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. pas saj, lamë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rtk ne greve te pergjithshme nga e hena 6921bd00c0a75
Lajmi i mëparshëm

RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

edhe nese e keni chatgpt falas do te jeni ne gjendje ta perdorni kete opsion si me pagese 6921bdd07e999
Lajmi i radhës

Edhe nëse e keni ChatGPT falas, do të jeni në gjendje ta përdorni këtë opsion si me pagesë

Të fundit nga

Kaia Gerber kapet nga paparacët në Meksikë

Kaia Gerber duket se ka gjetur jo vetëm stilin e saj të qëndrueshëm, por edhe vendin ideal për pushime. Modelja 24-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në Los Cabos, Meksikë, së bashku
ShkoLartë