abuzim tenderin e llogarase dhe unazes se madhe belinda balluku del nga gjykata seanca shtyhet me dy ore per njohjen e akteve nga mbrojtja 6921856a334af

Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen e akteve nga mbrojtja

November 22, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.

Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzat se kishte lidhje me snajperet e fundjaves ne sarajeve vjen reagimi nga vuciqi 692184c07e110
Lajmi i mëparshëm

Akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë, vjen reagimi nga Vuçiqi

gemini 3 nuk beson se jemi ne vitin 2025 69218590d8621
Lajmi i radhës

Gemini 3 nuk beson se jemi në vitin 2025

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë