abdixhiku ruzhdi shehu fytyra e ldk se ne qytet 690f882e6994d

Abdixhiku: Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet

November 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në Junik festa e fitores ka nisur më herët, duke shprehur bindjen se kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, do të sigurojë një tjetër mandat.

“Në qytetin e besës e të lavdisë, mes njerëzve të drejtë e punëtorë, ndjeva sërish pse kjo rrugë ka kuptim. Junikasit dinë të zgjedhin me zemër dhe me mendje. E dinë se kush ka punuar me ta dhe për ta; dhe Juniku në të shkuarën nuk kthehet,” shkroi Abdixhiku.

Ai e përshkroi Shehun si “njeriun e punës, të besës dhe të fjalës së mbajtur”, duke e cilësuar atë si fytyrën e LDK-së në Junik.

Abdixhiku falënderoi edhe aktivistët e partisë për angazhimin gjatë fushatës, duke shtuar se “nesër fitojmë në Junik. Ruzhdi Shehu edhe katër!”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse gjermania nuk ndertoi nje bombe atomike para amerikes 690f8742a9b81
Lajmi i mëparshëm

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

publikohet kenga e geasyt dhe feros 690f8951a7c62
Lajmi i radhës

Publikohet kënga e Geasyt dhe Feros

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë