abdixhiku premton zhvillim ekonomik dhe siguri per mitrovicen 694af7cfb859c

Abdixhiku premton zhvillim ekonomik dhe siguri për Mitrovicën

December 23, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar siguri ekonomike, krijim të vendeve të punës, investime kapitale dhe pensione dinjitoze për qytetarët e Mitrovicës.

Gjatë një tubimi të LDK-së në këtë komunë, Abdixhiku ka theksuar se Mitrovica meriton qetësi, stabilitet dhe zhvillim ekonomik të fuqishëm, duke shtuar se qyteti ka vuajtur nga mungesa e zhvillimit dhe politikat që e kanë lënë pas.

“Ka qytete që flasin me shqetësimet e tyre, me pritjet e gjata dhe me kërkesën për normalitet. Mitrovica është një prej tyre. Ky qytet ka paguar shumë nga mungesa e zhvillimi dhe nga politikat që e kanë lënë pas. Familjet këtu kanë nevojë për siguri ekonomike, për vende pune, për pensione dinjitoze dhe për shtet që funksionon njësoj për të gjithë. Prandaj në Mitrovicë flasim seriozisht. Flasim për ekonomi reale, për investime kapitale, për mbështetje të familjeve dhe për institucione që nuk improvizojnë. Flasim për shpresë që ndërtohet me punë, jo me propagandë. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë. Premton përgjegjësi. Jo fjalë të mëdha, por zgjidhje të domosdoshme. Mitrovica meriton qetësi, stabilitet dhe mbi të gjitha zhvillim. Zhvillim të fuqishëm ekonomik. Dhe këtë rrugë do ta ecim bashkë, hap pas hapi”, ka thënë Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka përmendur se Mitrovica do të përfaqësohet në listën e LDK-së nga kandidatë me përgatitje profesionale: Roni Kosmann (numër 104) dhe Muharrem Asllani (numër 103).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

misioni i rralle kinez astronautet zbulojne gjurme meteoritesh ne hene marrin me vete disa kilograme shkembinj ne toke 694af2a5d63d8
Lajmi i mëparshëm

Misioni i rrallë kinez/ Astronautët zbulojnë gjurmë meteoritësh në Hënë, marrin me vete disa kilogramë shkëmbinj në Tokë

nuk ju pelqen dhoma juaj e ndenjes ja cilat jane 6 gabimet qe po beni ne dekorimin e saj 694af8f1ec38c
Lajmi i radhës

Nuk ju pëlqen dhoma juaj e ndenjes? Ja cilat janë 6 gabimet që po bëni në dekorimin e saj…

Të fundit nga

ShkoLartë