abdixhiku per kline malisheve kacanik e kamenice kandidatet do te dihen diteve ne vazhdim 686fded20ad28

Abdixhiku: Për Klinë, Malishevë, Kaçanik e Kamenicë kandidatët do të dihen ditëve në vazhdim

July 10, 2025
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot e ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku i ka zyrtarizuar shumicën e kandidaturave për kryetar të komunave.

Pas mbledhjes, kryetari Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se për katër komuna, kandidatët do të dihen ditëve në vazhdim.

“Për katër komunat e mbetura: Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë, gjatë ditëve në vazhdim do të zyrtarizohen kandidaturat. Jemi në diskutimet e fundit procedurale, asgjë më shumë se kaq”, deklaroi ai para mediave.

Abdixhiku njoftoi se edhe listat prej 990 kandidatësh për Asamble Komunale të LDK-së do të finalizohen deri më datën 13 gusht.

Zgjedhjet lokale në Kosovës do të mbahen më 12 tetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon turpi i federates serbe denon skuadren nga
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon turpi i federatës serbe, dënon skuadrën nga Sanxhaku

merz i kerkon trumpit te qendroje me evropianet per ukrainen 686fdfc19efd2
Lajmi i radhës

Merz i kërkon Trumpit të qëndrojë me evropianët për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë