abdixhiku pas zhbllokimit te fondeve pune edhe ne dimer edhe naten ne prishtine 695021aeb31c1

Abdixhiku: Pas zhbllokimit të fondeve, punë edhe në dimër edhe natën në Prishtinë

December 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se punët në Kryeqytet po zhvillohen me intensitet të lartë, pas zhbllokimit të mjeteve financiare që kishin mbetur të bllokuara për një vit.

Sipas Abdixhikut, punimet në projektet infrastrukturore po vazhdojnë pa ndërprerje, edhe gjatë sezonit të dimrit dhe gjatë natës, duke dëshmuar përkushtimin për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës.

Statusi i tij i plotë:

Kryeqyteti punon! Fort!

Me “qitjen e pareve” nga bllokuesit një vjeçar, punët po vazhdojnë menjëherë; edhe në dimër, edhe natën.

Unaza e Brendshme e Prishtinës drejt finalizimit.

Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë. Kosova ka nevojë për zhvillim.

Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit e bllokadës. LDK në Prishtinë nuk ndalet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tajlanda dhe kamboxhia ndalojne konfliktin e ashper me armepushimin e dyte 695020c7e1d57
Lajmi i mëparshëm

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

brezi me i rraskapitur pse gen z po lodhet me shume 695022d1cd890
Lajmi i radhës

Brezi më i rraskapitur/ Pse Gen Z po lodhet më shumë

Të fundit nga

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do

Aston Villa trondit Chelsean në Londër

Aston Villa ka shkaktuar senzacion në stadiumin “Stamford Bridge”  në Londër, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Chelsean, në takimin e javës së 18-të të Premier League në futboll. Futbollisti Ollie Watkins
ShkoLartë