abdixhiku nis takimet per perbashkimin e madh takohet me qytetaret ne viti 69cf88b59b2d7

Abdixhiku nis takimet për “përbashkimin e madh”, takohet me qytetarët në Viti

April 3, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot gjatë ditës ka zhvilluar një vizitë në komunën e Vitisë.

Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se përbrashkimi i madh rreth LDK-së kërkon rikthim të baza.

“Përbashkimi i madh rreth LDK-së kërkon rikthim te baza. Te njerëzit tanë. Te ata që nuk kërkojnë asgjë për vete, përveç unitetit dhe ringritjes sonë”.

“Prandaj, kam nisur ciklin e takimeve në bazë. Qëndrova në Viti”, shkroi Abdixhiku.

Ai tha se ka folur dhe ka marrë mesazhe të qarta nga mbështetësit e partisë.

“Shqetësimet, pritjet dhe kërkesa për bashkim janë të njëjta kudo; dhe janë më të forta se kurrë. Dhe ky bashkim do të ndodhë. Jo vetëm si dëshirë, por si vullnet i njerëzve tanë. Si nevojë e kohës. Si rruga jonë përpara”, u shpreh kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba hegseth kerkon doreheqjen e shefit te shtabit dil ne pension 69cf87bf9a436
Lajmi i mëparshëm

SHBA/ Hegseth kërkon dorëheqjen e shefit të Shtabit: Dil në pension

vrasja e te moshuarit ne korce flet fqinji i viktimes nuk i binte ne qafe askujt edhe me djemte shkonte shume mire 69cf899deb6af
Lajmi i radhës

Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt, edhe me djemtë shkonte shumë mirë

Të fundit nga

ShkoLartë